“Sa ishin mërgimtarët nuk kishte vend ku të parkohen veturat, ndërsa sot rrugët e fshatit Vishticë janë pa njerëz”, flet mes lotësh kryetari i Bashkësisë Lokale, prof. Ismail Rushiti
“Sa ishin mërgimtarët nuk kishte vend ku të parkohen veturat, ndërsa sot rrugët e fshatit Vishticë janë pa njerëz”, flet mes lotësh kryetari i Bashkësisë Lokale, prof. Ismail Rushiti: Diku rreth 100 shtëpi janë të mbyllura!
Nga kjo fundjavë vendet tona mbetën bosh me ikjen e mërgimtarëve në vendet perendimore. I tillë ka mbetur edhe fshati Vishticë i komunës së Likovës.
Kryetari i Bashkësisë Lokale të këtij vendbanimi, profesor Ismail Rushiti mes lotësh thotë se sa ishin mërgimtarët nuk kishte vend ku të parkohen veturat, ndërsa tani rrugët e fshatit janë pa njerëz.
Në një intervistë për Open-TV, ai thotë mërgimtarët janë oksigjen i tyre.
Profesori tregon se ata e meritojnë cdo respect për shkak se bëjnë me mijëra kilometra për të ardhur në vendlindje.
Ismaili thekson se kanë bashkëpunim të ngushtë me mërgimtarët e tyre dhe se me shoqatën e mërgimtarëve kanë ndërtuar pesë shtëpi.
Fshati Vishticë ka 240 shtëpi, prej tyre 100 të mbyllura.
Për më shumë ndiqeni rrëfimin e tij për Open-TV.