Miqësia e miliarderit amerikan të teknologjisë Elon Musk me të djathtën ekstreme “rrezikon” demokracinë në Evropë, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.
“Ai mbështet të djathtën ekstreme kudo në Evropë, në Britaninë e Madhe, në Gjermani, në shumë e shumë vende të tjera dhe kjo është diçka që është krejtësisht e papranueshme”, tha Scholz në një konferencë për shtyp në Berlin. “Kjo rrezikon zhvillimin demokratik të Evropës”, shtoi lideri gjerman.
Schols tha se nuk është kundër Musk që të shprehë lirinë e tij të fjalës, por se është e papranueshme që të marrë një anë të ekstremit të djathtë, qoftë për interesa biznesi ose për arsye që lidhen me pozicionin e tij politik.
Komentet e kancelarit gjerman janë të fundit në një përplasje të vazhdueshme me Musk, i cili nga ana e tij e ka quajtur Scholz-in “budalla” dhe pretendon se do të humbasë zgjedhjet federale gjermane./abcnews.al