Servizilimin nuk e kemi as traditë e as zakon. Më këto fjalë u drejtuan përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës në takimin me qytetarë në Gostivar. Gjatë fjalimit të tij para qytetarëve, Ziadin Sela nuk la pa përmendur edhe interpelancën kundër deputetes së tyre Ilire Dautit. Sela tha se Ilire Dauti në atë komision do të kthehet vetëm nëse ajo votohet sërish, përndryshe ajo nuk do të mbaj asnjë seancë.

Ziadin Sela, kryetari ASH-së

“Këta të VLEN-it edhe e luftuan në çdo moment Iliren, por edhe mundohen tani të shfajësohen, të tregojnë që jo Ilirja nuk është larguar nga kryetare komisioni, do të vazhdoj të jetë kryetare komisioni. E një sjellje të tillë cinike e vërejta që e kish bërë edhe Taravari me një status. A e dini se kur kthehet Ilire Dauti si kryetare komisioni prap?… Ai komision i takon Aleancës për Shqiptarët. Nëse duhet ne përsëri të propozojmë kandidat për në atë komision, po e kemi të propozuar, ajo është Ilire Dauti”.

Duke folur për seancën parlamentare në të cilën ishin në rend ditë 5 interpelancat, deputetja Ilire Dauti tha se ajo ishte situatë e pastër ku të gjithë patën mundësë të shohim se cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë shqiptarët që të jenë të pëlqyer nga ana e maqedonasve.

Ilire Dauti, deputete e ASH-së

“Ishin 5 interpelanca, ju lutem shihni vetëm arsyet e tyre. Katër prej tyre ishin ngritur përshkak se ministrta qofshin maqedonas, shqiptar apo serb dhe zëvendësat e tyre nuk kishin mbrojtur shqiptarët siç duhet me rastin e festimit të Festës së 28 nëntorit….dhe në anën tjetër ishte interpelanca për mua që sipas gjasave u akuzohesha se nuk e kam futur në pikë të rendit të ditës Ligjin e Branitellave, që i bie se un isha e kundërta e tyre”.

Ata edhe një herë deklaruan se Ligjin e Branitellave nuk do ta kalojnë.