Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 07:23 në Maqedoni.

Sipas informacioneve nga observatori sizmologjik, tërmeti ishte me magnitudë 2.2 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 130 kilometra në juglindje të Shkupit.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në pjesët juglindore të Republikës me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike europiane.