Derivatet nga mesnata shtrenjtohen për gjysmë deri në një denar e gjysmë. Dizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohen për gjysmë denarë, ndërsa Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 për një denar e gjysmë.

Sipas vendimit të sotëm të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), nga mesnata rritet edhe çmimi i mazutit për 0,337 denarë për litër.
Nga mesnata, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 81 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 me çmim prej 83 denarë për litër. Çmimi i ri i dizelit do të jetë 76 denarë për litër, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri 75,5 denarë për litër.