Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e dënon ashpër incidentin ku u dogj automjeti i gazetares së SAKAMDAKAZAM.MK, Suzana Vrencovska, nga Ohri.

Më 5 janar 2024, automjeti u dogj në oborrin e shtëpisë familjare, në garazhin ku ishte parkuar. Sipas informacioneve të para, dyshohet se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm, thonë nga SHGM, duke i bërë thirrje MPB-së të kryejë një hetim të shpejtë dhe të thelluar për të zbuluar të gjitha detajet dhe motivet e këtij incidenti të rëndë.

“Ky rast tregon një trend shqetësues të rreziqeve në rritje me të cilat përballen gazetarët në vend. Për më tepër, ky nuk është një incident i izoluar. Në tetor 2024, u dogj edhe automjeti i kolegut Blagoj Sersemov, redaktor i televizionit lokal dhe medias online M-net nga Shtipi. Edhe pse motivet e këtyre sulmeve ende nuk janë përcaktuar, është e rëndësishme të theksohet se incidente të tilla, nëse mbeten pa zgjidhje ligjore, mund të krijojnë një ndjenjë pasigurie mes gazetarëve dhe të minojnë punën