Me 61 vota ‘për’, 22 ‘kundër’ dhe asnjë ‘të përmbajtur’ deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut përkrahën interpelancën e partisë ‘E Majta’ për shkarkimin e deputetes së Frontit Evropian Ilire Dauti nga detyra e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

Puna e këtij komisioni krijoi shumë tensione dhe ngecje për një kohë të gjatë për shkak të kërkesave të opozitës LSDM ndaj deputetes Dauti për të futur në rend dite Ligjin për të drejtat e veçanta të mbrojtësve “Branitellat”, por ajo ka refuzuar kategorikisht pa përfshirjen e ushtarëve të UÇK-së, gjë që u pasua me interpelancën e dorëzuar nga deputetë të së majtës.