Dhjetëra qytetarë, të cilët identifikohen si Bullgarë maqedonas, shënuan sot 97-vjetorin e vdekjes së Mara Bunevës, me vendosjen e luleve në pllakën përkujtimore të vendosur në kejin e Vardarit në qendër të Shkupit.

Për mediat pjesëmarrësit kanë deklaruar se presin që Bullgarët maqedonas të futen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, duke potencuar se kjo do të kontribuojë në tejkalimin e urrejtjes midis popujve të Ballkanit.

Mara Buneva e lindur në Tetovë, në kejin e Vardarit, në vitin 1928 kishte kryer attentat ndaj Prokurorit serb, Velimir Preliq, kurse më pas kishte kryer vetëvrasje.