MICKOSKI OFRON ZGJIDHJE – TERMOCENTRALET ME GAZ E VETMJA ALTERNATIVË

Shkupi, ka kohë që po përballet me një ndër problemet më serioze në vend ndotjen e ajrit, sipas të dhënave të fundit të IQAir, gjatë ditës kryeqyteti u ngjit në vendin e pestë për nga ndotja, me një indeksi 181. Përveç Shkupit sot listës iu bashkanëgjit edhe Tetova duke kaluar edhe metropolet si Mumbai dhe Wuhan.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar qeverinë për neglizhencë dhe papërgjegjshmëri, sipas integristëve, ministrat vazhdojnë të merren me propagandë dhe justifikime, duke fajësuar administratën e mëparshme, ndërsa qytetarët janë të detyruar të jetojnë në kushte të papranueshme për shëndetin e tyre. BDI kërkon masa urgjente për trajtimin e krizës së ndotjes së ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

“Ministrat e paaftë dhe të papërgjegjshëm vazhdojnë të märneren me propagandë dhe justifikime boshe, duke fajësuar qeverinë e mëparshme në vend që të ofrojë zgjidhje. Ata nuk kanë plan, masa konkrete, vetëm fjalë dhe arsye, ndërsa njerëzit nuk bëjnë asgjë! Shkaku i drejtpërdrejtë i kësaj situate janë politikanët që kanë përkthyer çdo fjalë dhe premtim, individë të refuzuar nga votuesit, të zgjedhur në bodrum dhe në krye të politikës” – thonë nga BDI.

Për kryeministrin Hristian Mickoski e vetmja zgjidhje për stuatën e krijuar janë ndërtimi I termocentraleve me gaz, për të njejtin sipas Mickoskit duhen vite.

“Për ndotjen e ajrit në të gjithë territorin e Maqedonisë kam folur shumë herë në të kaluarën dhe mendoj se, si inxhinier tani mund të jap një përgjigje se e vetmja mënyrë për të reduktuar emetimin e grimcave të dëmshme është në periudhën nga nëntori deri në mars të ndryshohet sistemi i ngrohjes së shtëpisë, pra më pak lëndë djegëse fosile, më shumë lëndë djegëse ekologjike, përfshirë ngrohjen qendrore. Që kjo të ndodhë, ne duhet të ndërtojmë termocentrale me gaz, po punojmë për të ndërtuar termocentrale me gaz. Një nga investitorët që është i interesuar të ndërtojë impiante të tilla, por për këtë duhen të paktën dy deri në tre vjet derisa të funksionojë e gjitha, për të ndërtuar ujë të ngrohtë dhe ndoshta më shumë, ndoshta 5 apo 6 vjet” – tha Mickoski.

Ndërkaq, ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente për uljen e ndotjes, pasojat mund të jenë të mëdha./tvklan.mk/