Edhe mëngjesin e sotëm Shkupi është në listën e TOP 10 qyteteve më të ndotura në botë, përcjell TV21. Sipas të dhënave të platformës për matjen e cilësisë së ajrit “IQ Air”. Në rang botëror, Shkupi gjendej në vendin e 8-të në listë me indeks të ndotjes 183. Pas tij ishte Kalkuta e Indisë dhe Kabulli i Afganistanit, gjersa në krye të listës qëndronte Lahore në Pakistan.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume