Qendra e Menaxhimit të Krizave ka njoftuar se ekipet e emergjencës kanë shpëtuar pesë fëmijë dhe një të rritur pasi kishin mbetur të bllokuar nga reshjet e dendura të borës në fshatin Rajçani në komunën e Koçanit. Qenda ka dhënë detaje tjera duke njoftuar se thirrja emergjente është regjistruar në në orën 10 00, ndërsa pas veprimeve të ndërmarra, personat në fjalë janë shpëtuar në ora 11:50. “Personat janë nxjerrë me makinën e një anëtari të Shërbimit Vullnetar të Shpëtimit Malor “Osogovo” nga Koçani dhe janë larguar shëndoshë e mirë dhe i janë dorëzuar prindërve të tyre”, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave.