Dani Olmo rrezikon të mos federohet te Barcelona dhe të largohet nga klubi. Sipas “La Repubblica”, ekziston një skuadër që është e interesuar për shërbimet e spanjollit dhe bëhet fjalë për Milanin.
Kuqezinjtë e pëlqejnë mesfushorin dhe mund të përshtatej mirë me trajnerin e ri Serxho Konseisao.
Rikujtojmë që nesër Milani do të përballet me Juventusin në Riad në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.