Mahmud Rostom, një student i vitit të tretë në Gaza, i cili u bë ‘qytetar-gazetar’ gjatë luftës, tha se mundi të flinte i qetë dje, për herë të parë që nga fillimi i luftës.

“Gjatë luftës nuk mund të flija ashtu siç doja, pasi bombat ishin kudo, kudo dhe çdo herë,” tha ai për programin Newsday të BBC këtë mëngjes.

“Por këtë herë, dje fjeta herët për shkak të ndjenjës së të qenit i sigurt, koha më e mirë që prej 470 ditësh dhe u zgjova herët”, tha ai.

“Unë u trondita sepse ditën që u zgjova pashë fëmijë tek fqinji im duke luajtur futboll, hera e parë prej kaq kohësh. Unë mund të shoh njerëzit që shesin disa ëmbëlsira si para luftës. Ishte sikur të kisha lindur përsëri”, shtoi ai.

Kujtojmë se një marrëveshje armëpushimi i dha fund luftimeve të ashpra në Gaza, e cila do të shoqërohet me lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë.

Me mijëra persona, kryesisht civilë, kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Gaza gjatë këtyre muajve luftime, shkruan A2 CNN.