Në Gjykatën e Tetovës do të mbahet sot seanca e radhës gjyqësore për zjarrin në spitalin modular në Tetovë.
Ky gjykim vjen pasi për herë të tretë u shtye seanca gjatë muajit nëntor.
Shtyrja ndodhi për shkak të mungesës së gjyqtarit Jordan Vellkovski. Vellkovski.
Përpjekja e parë për rigjykim ka qenë më 26 qershor 2024, kur është shtyrë për shkak të mungesës së përfaqësuesve të Spitalit klinik të Tetovës, ndërsa seanca e 25 shtatorit nuk është mbajtur për shkak të mungesës së avokatit të njërit prej të pandehurve.
Kujtojmë se më 8 shtator 2021 në spitalin modular të Tetovës ku trajtoheshin pacientët me Covid-19 ra një zjarr i madh që mori jetën e 14 pacientëve.