Stërvitje simuluese e kandidatëve për nëpunës policor për reagim të policisë ndaj fatkeqësive natyrore
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Qendrën për trajnim të MPB-së në Idrizovë, mori pjesë në stërvitjen simuluese me kandidatët për nëpunës policor, për reagim të policisë ndaj fatkeqësive natyrore, tërmetit dhe prishjes së rendit dhe qetësisë publike në një shkallë më të madhe.
“Stërvitja organizohet në kuadër të trajnimit taktik në terren të kandidatëve gjatë javës së fundit të punës së kandidatëve të gjeneratës 2024/2025. Për stërvitjen simuluese u përgatit një skenar për të demonstruar një përgjigje ndaj një situate të shkaktuar nga tërmeti. Qëllimi i stërvitjes është të prezantohen aftësitë e kandidatëve për policë në dhënien e përgjigjes së parë në rast fatkeqësie natyrore, duke ofruar ndihmë dhe mbështetje për popullatën, sigurimin e vendit të ngjarjes dhe shpëtimin e viktimave, si dhe reagimin e policisë gjatë prishjes së rendit dhe qetësisë publike në një shkallë më të madhe”, tha Toshkovski.
Në zbatimin e stërvitjes u përfshinë aktivisht Kryqi i Kuq, Njësia e shpërndarjes së shpejtë, Njësia për qentë zyrtar dhe Policia kufitare.
Toshkovski theksoi se stërvitje të tilla praktike simulojnë një realitet në të cilin policët e ardhshëm do të jenë në gjendje të demonstrojnë gatishmërinë e tyre për të punuar në një situatë komplekse të sigurisë dhe janë një mundësi për të përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin me Kryqin e Kuq, i cili është i një rëndësie thelbësore në situata të tilla reale.