Pas lajmit se një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, duke shkaktuar përmbytje në disa zona, ka reaguar imami tetovar, Omer Dauti.

Duke komentuar situatën, imami që ndodhet në këto momente në Mekke për të kryer umren ka thënë se janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rezikuar.

“U kënaqëm, elhamdulilah, mjafton me pa kete fotografi edhe e kupton se si esht gjendja e mysafirve të Zotit”, ka shkruar Dauti.

Ndryshe, shërbimi Meteorologjik i Arabisë Saudite ka lëshuar një alarm të kuq për Mekën, Medinën dhe qytetin port Xheda, i cili gjithashtu ishte vendi i një përmbytjeje katastrofike në vitin 2009, ku humbën jetën mbi 100 persona.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume