Gjatë kësaj jave terapia biologjike do të jetë sërish në dispozicion në Klinikën e Onkologjisë, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai thotë se nuk mungojnë të gjitha terapitë dhe se 90 për qind e barnave që përdoren në terapinë onkologjike gjenden në Klinikën e Onkologjisë.
Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi edhe riorganizimin e Klinikës së Onkologjisë me qëllim, siç tha ai, decentralizimin e trajtimit të pacientëve me kancer.
“Shpresoj që këtë javë Klinika e Onkologjisë të furnizohet me terapi biologjike. Ne kemi pasur edhe më shumë terapi biologjike deri më tani se në vitet e kaluara, por kërkesat nga pacientët janë shumë më të mëdha, prandaj tashmë kemi protokolle dhe një konsultë me mjekët, sepse është vërtetë një luks dhe nuk duhet dhënë kudo, por vetëm aty ku tregohet dhe ku këshilli mjekësor do të vendosë që të jepet terapi biologjike. Të përsëris edhe një herë – ka medikamente, jo se mungojnë të gjitha medikamentet dhe gjatë kësaj jave do të ketë sërish terapi biologjike në Onkologji – tha ministri Taravari.