Taravari: Duhet ta racionalizojmë shëndetësinë, do të kemi tre qendra klinike dhe një tjetër kryesore në Shkup
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në podcastin “Zrak”, foli për problemet me shëndetësinë në vendin tonë dhe racionalizimin e shëndetësisë, por pa lënë anësh edhe digjitalizimin. “Për fat të keq kështu siç po shkon trendi i demografisë por edhe mungesa e kuadrit, duhet të fillojmë të mendojmë për racionalizim. Shembull Shtipi të ketë spital më të madh, ndërsa qytetet dhe qytezat për rreth të ketë qendra shëndetësore ku do të trajtohen pacientët, por megjithatë nuk mund të kemi specialistë e të gjitha fushave nga të gjithë qytetet. Kjo është e pamundur. Një qendër më të madhe e cila do të jetë në Shkup, tre qendra klinike dhe tjerat të jenë spitale më të vogla me hospitalizimin e pacienteve deri në dy ditë”, tha Taravari. Pra, siç tha Taravari, nëse gjendja e një pacientit nga Gostivari është më e rënd të dërgohet në Tetovë, atij nga Struga në Ohër dhe kështu me radhë. Taravari shtoi se është e pamundur të mendojmë të mendojnë se si të gjejmë specialist nga të gjitha fushat në çdo qytet 20/30 kilometra.