SHKUPI I NGARKUAR, KLINIKAT NË QYTETET E TJERA NUK TRAJTOJNË PACIENTË MJAFTUESHËM

Pas publikimeve të djeshme në rrjetet sociale të një mjeku amë se nuk ka termine dhe nuk punojnë aparatet për rengen , ministri I Shëndetësisë Arben taravari tha se pothuajse nuk ka spitale në vend që nuk ka aparat rëntgen funksional, përveç ndonjë qendre shëndetësore. Ai njoftoi se mjekët amë dhe shëndetësia terciare përballen me numër të ngjeshur të pacientëve kurse ata secondar edhe pse në numër janë shumë por nuk kanë pacientë të mjaftueshëm.

“Nuk kam informacion se aparatet rëntgen nuk funksionojnë, shumica funksionojnë. Jam dakord që shumica e pacientëve, edhe ata që duhet edhe ata që nuk duhet, dërgohen në Klinikën e Fëmijëve. Decentralizimi që ne po promovojmë në sistemin shëndetësor është në atë drejtim. Shumica e pacientëve që mund të trajtohen brenda, trajtohen atje. Pediatrit amë nuk duhet t’i dërgojnë të gjithë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, natyrisht, përveç atyre të patjetërsueshme. Sipas shifrave të ‘Termi im’, duhet të gjejmë një mënyrë për t’i mbajtur pacientët në kujdesin sekondar shëndetësor” – tha Taravari.

Ai njoftoi se edhe specializantët do të kenë qasje në sistem dhe se po bëhen përgatitje me Odën e Mjekëve që edhe ata të marrin vula. Ndërkaq sa I përket rastit me vdekjen e foshnjës 7 muajshe, bëri të ditur se Komisioni në Ministrinë e Shëndetësisë ka konstatuar se nuk ka pasur asnjë gabim mjekësor.