Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka qëndruar sot për ngushëllime te familja Asllani në fshatin Gërçec të Sarajit e cila para disa ditësh humbi 4 anëtarë të saj në një aksident tragjik.

Taravari, natën e aksidentit shkroi në rrjetet sociale se kjo tragjedi ka prekur shpirtin e çdo qytetari.

“Ky vit nisi me një aksident të tmerrshëm që ka rënduar shpirtin e secilit nga ne.

Tragjedia e ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj ka marrë jetën e një familje të tërë duke shpëtuar vetëm një fëmij 5 vjeçar prej tyre…Ngushëllime të afërmve!

Qofshin të Parajsës këto viktima të pafajshme!”, kishte shkruar Taravari.

Katër anëtarët e familjes Asllani humbën jetën ditë më parë pasi makina me të cilën po udhëtonin përfundoi në ujërat e lumit Vardar.