Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat masive në klubin e natës Amazura në Queens, New York.
https://twitter.com/i/status/1874698570110276083
Departamenti i Policisë së New York (NYPD) nuk ka dhënë detaje rreth incidentit ndërkohë që postimet në mediat sociale kanë treguar një prani të madhe të policisë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet lokale.

Incidenti përkoi me një sulm vdekjeprurës në New Orleans në ditën e Vitit të Ri, ku 15 u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën kur një automjet “u përplas” në një turmë.