Me raki të ngrohtë, peshk të kuq të skuqur, not dimëror dhe shumë muzikë. Në Ohër u shënua Dita e peshkatarëve, e cila festohet vetëm në Ohër dhe askund tjetër në botë. Kjo ditë shënon zyrtarisht fillimin e sezonit të peshkimit, diçka që ishte respektuar në të kaluarën, ndryshe nga sot, kur mbizotëron gjuetia e peshkut dhe në kushtet kur në liqen ka gjithnjë e më pak peshq.

“Në këtë ditë si sot ka përfunduar ndalimi i gjuetisë së troftës, pasi në këtë periudhë ato shumohen”, tha Lupço Masllov – peshkatar.

“Dikur kishte shumë peshq, por tani jo, unë kam njëzet vjet në pension dhe e di që nuk ka peshk”, deklalroi Stefan Rupev– peshkatar.

Përveç banorëve vendas, kishte edhe turistë të huaj.

“Atmosfera është e mrekullueshme, njerëzit janë të gjithë të gëzuar. Të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe përshëndesin njëri-tjetrin dhe kjo është e mrekullueshme në kushtet e sotme”, tha një turiste.

“Atmosfera është e mrekullueshme, presim të dëgjojmë disa grupe të Ohrit duke kënduar këngë të vjetra të Ohrit. Është një përvojë e bukur”, u shpreh një turist.

Para pandemisë, në këtë ditë, në një kazan të madh zihej supa e peshkut, si dhe hidhej sipër fuçi verë e kuqe.