Katërmbëdhjetë të dyshuar u arrestuan dhe tetë prej tyre iu referuan prokurorit publik sot si pjesë e hetimit për zjarrin në një hotel resorti skish ku humbën jetën 78 persona.

Zjarri shpërtheu të martën në mbrëmje në hotelin e resortit të skive Kartalkaya dhe hetimi zbuloi një sërë lëshimesh si dhe masa të pamjaftueshme sigurie dhe alarmi.

Hetimi është fokusuar tek drejtuesit e hotelit, ekipet e shpëtimit dhe bashkia e Bolos, së cilës i përket zona e qendrës së skive.

Sot janë arrestuar pronari i hotelit luksoz Grand Kartal dhe dhëndri i tij. Mes të arrestuarve janë edhe nënkryetari i bashkisë së Bolu, zëvendës shefi i zjarrfikësve, shefi i hotelit, elektricisti i tij dhe një arkitekt. Sipas ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, 238 klientë, kryesisht familje me fëmijë, ishin në hotel atë natë.