Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos po transferohet në Athinë me një avion të Forcave Ajrore Greke.
Sipas informacioneve, ai pritet të shtrohet në spitalin “Evangelismos” në kryeqytetin grek.
Kryepeshkopi u shtrua në një spital privat pak ditë më parë për shkak të infeksionit sezonal dhe mësohet se në orët e fundit ka kaluar hemorragji gastrike.
Kujtojmë se në të njëjtin spital në Athinë ai u shtrua kur u infektua me koronavirus.