Trump kërcënon: Putini do të përballet me sanksione nëse refuzon të negociojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të martën se ka shumë gjasa të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse presidenti rus Vladimir Putin refuzon të negociojë për përfundimin e luftës në Ukrainë. Trump nuk dha detaje për sanksionet e mundshme shtesë.
Shtetet e Bashkuara tashmë kanë vendosur sanksione të rrepta ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Trump tha se administrata e tij po shqyrton gjithashtu dërgimin e armëve në Ukrainë, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për të mbështetur Ukrainën, të paguajë më shumë dhe të ndajnë kostot.
“Po flasim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe së shpejti do të flasim me presidentin Putin,” tha Trump.
Trump tha se ka ushtruar presion mbi presidentin kinez Xi Jinping për të ndërhyrë dhe ndaluar luftën në Ukrainë.
“Ai nuk bëri shumë për këtë. Ai ka fuqi të madhe, ashtu siç kemi ne fuqi të madhe. I thashë: ‘Duhet të merresh me këtë. Kemi biseduar për këtë’,” tha Trump.