Në Lindjen e Mesme, Donald Trump u shpreh se do të jetë një “paqebërës dhe bashkues”. Ai foli për tre pengjet izraelite që ishin mbajtur nga Hamasi në Gaza prej tetorit 2023 dhe u kthyen te familjet e tyre dje. Kthimi i tre pengjeve të para dhe lirimi i 90 të burgosurve palestinezë, shënoi hapin e parë të zbatimit të paktit.

Deklarata e Trump mori edhe mbështetjen e Biden dhe Harris.

Pengjet në Lindjen e Mesme po kthehen te familjet e tyre”, deklaroi Trump.

“Amerika do të rimarrë vendin që i takon si kombi më i madh, më i fuqishëm, më i respektuar në tokë, duke frymëzuar frikën dhe admirimin nga e gjithë bota”, tha ai.