Drejtori Sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl, ka thënë se negociatat për kontratën e re të Alphonso Davies vazhdojnë, pas raportimeve se agjenti i tij do të zhvillonte bisedime të reja me klubet e tjera.

Agjenti Nedal Huoseh ishte në Mynih gjatë javës së kaluar për negociata, dhe pavarësisht raporteve për përparim, u largua nga aty sot pa një marrëveshje.

Ai ka hapur derën për kërkuesit e tjerë si, Liverpool, Manchester United, Manchester City dhe kryesisht Real Madridi që shihet si favorit.

Megjithatë, Eberl mbetet pozitiv në perspektivën e një kontrate të re.

“Durimi nuk është një nga cilësitë e mia. Bisedimet janë të mira dhe të hapura, diskutimet janë pjesë e kësaj. Është legjitime”, deklaroi ai.

“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të marrim vendimin më të mirë. Bisedimet janë ende në vazhdim”.

Raportet në Spanjë thonë se Los Blancos janë shumë më pozitivë në lidhje me perspektivat e tyre për të nënshkruar me Davies, pasi bisedimet nuk arritën të realizohen këtë javë.

Mbrojtësi i majtë 24-vjeçar ra dakord për kushtet me Real Madridin në fillim të vitit të kaluar, por me rritjen e ndjeshme të ofertës së Bayernit, qëndrimi i tyre ka qenë shumë më pesimist.

Besohet se ka një diferencë prej 1-2 milionë euro mes Bayernit dhe kampit të Davies, por edhe oferta e tyre është cilësuar si përfundimtare.