Ditën e djeshme gazetarja Dasara Karaiska ka bërë një postim në mediat sociale duke prerenduar se Joz Marku, banor në Big Brother VIP Albania është homoseksual.

Për më tepër, ajo tha tutje se Jozi bashkëjeton me të dashurin e tij në Zivcër e Milano.

Pas këtyre pretendimeve ka reaguar familja e Jozit, të cilët kanë demantuar një histori të tillë.

“Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto të Jozit dhe si familjarë të tij, ndjejmë përgjegjësi të reagojmë. Jozi me djalin në foto janë miq, të njohur në rrethana emigrimi, por këto janë informacione që nuk i përkasin medias për sa kohë që Jozi vetë nuk i ka treguar brenda në shtëpi apo t’i bëj publike në profilin e tij, atë dhe shokë të tjerë që e mbështesin”

Është absurde të shpikësh lajme të tilla prej fotove të dy djemve së bashku të cilët janë shokë prej vitesh. Prandaj bëjmë thirrje të tregoheni më të kujdesshëm me informacionet e pavërteta që përhapni. Një pseudo-gazetare e dëshpëruar për vëmendje ka vendosur të përdorë rrjetet e saj për të hedhur baltë jashtë çdo etike gazetareske, çdo morali dhe parimi njerëzor”.