Mediat italiane kanë publikuar rezultatet e ekspertizës që i është bërë trupit të pajetë të biznesmenit shqiptar Artan Kaja, i cili u gjet i më 7 janar brenda fabrikës së letrës Smurfit në Lunata, të Italisë.

Rezulton se Kaja nuk ishte qëlluar me plumb pistolete, por me pushkë. Ai ishte qëlluar nga mbrapa, në kokë, në një distancë të afërt. Plaga ndodhej pas veshit të djathtë të viktimës.

Kujtojmë se për vrasjen u akuzua bashkatdhetari dhe ish-miku i viktimës, Marian Pepa, 50 vjeç.

Ndërkohë, hetuesit po punojnë ende për të gjetur celularin, i cili mund të jetë çelësi për zbardhjen e mistereve që lidhen me vdekjen e 52-vjeçarit, që fillimisht i atribuohet një aksidenti në punë dhe më pas i një sëmundjeje.

Marjan Pepa ka pranuar krimin, por pa dhënë asnjë detaj. Ai ndodhet tashmë në burg.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume