Një valë e të ftohtit pritet ta kaplojë Maqedoninë këtë fundjavë.

Të shtunën në male do të vazhdojnë reshjet e borës, ndërsa në zonat më të ulëta do të bjerë shi. Të dielën pritet një masë më e ftohtë ajri, me erëra të forta veriore dhe reshje të dendura bore. Në disa vende do të formohet mbulesë bore, ndërsa në male trashësia e borës do të rritet ndjeshëm.

Ditën e hënë do të ketë reshje të herëpashershme të borës, e më pas do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë me temperatura të cilat si në mëngjes po ashtu edhe gjatë ditës, kudo do të jenë nën zero

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume