Real Madrid thuhet se ka refuzuar një ofertë për të nënshkruar me mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk, i cili do të jetë lojtar i lirë në verë, kur i skadon kontrata me klubin nga “Anfield Road”.

Sipas Relevo, agjentët e Virgil Van Dijk kontaktuan Real Madridin për t’i informuar ata për gatishmërinë e holandezit për t’u bashkuar në verë.

Megjithatë, klubi e hodhi poshtë ofertën “pasi ata duan lojtarë që janë më të përshtatshëm për atë që ata po kërkojnë”, shkruan Rivelvo.

Kur u pyet për planet e tij në të ardhmen, Van Dijk, qëndroi me gojë të mbyllur, duke mos dëshiruar të hap spekulime.

“Nuk kam asgjë për të thënë. Jam i fokusuar në ndeshjen e radhës”, deklaroi ai.

Përgjigja e mbrojtësit sugjeron se ai nuk është i gatshëm të diskutojë publikisht planet e tij për të ardhshmen.