Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të kërkojë nga ministri i shëndetësisë Arben Taravari që të formojë një komision ekspertësh për trajtimin e rastit me fëmijën nëntë vjeçar nga Sveti Nikole, i cili vdiq javën e kaluar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, tha drejtori iInspektoratit, Kiril Lazov. Komisioni i ekspertëve duhet të përcaktojë nëse ka pasur ndonjë gabim mjekësor në trajtimin e fëmijës.

Të shtunën, Inspektoriati bëri me dije se gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm nuk janë konstatuar mangësi për trajtimin e fëmijës nëntë vjeçar. Objektivat tw in spektimit ishin mjeku parësor i fëmijës, Spitali klinik i Shtipit dhe Klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup.