Nën drejtimin e trajnerit portugez, Sergio Conceicao, Milani ka mposhtur me përmbysje 3-2 Interin në finalen e Superkupës së Italisë.
Kuqezinjtë arritën ta marrin një fitore të madhe me rikthim ndaj rivalëve zikaltër, duke fituar kështu trofeun e parë të sezonit.
LEXO EDHE:
NBA/ Milwaukee fiton duelin ndaj Toronto, triumfojnë edhe Chicago, Memphis e Minnesota
Ky triumf erdhi nën urdhrat e trajnerit të ri të tyre, Conceicao, i cili zëvendësoi së fundmi Paulo Fonsecan e shkarkuar.
Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë për trajnerin 50-vjeçar portugez në krye të skuadrës italiane.
Kështu, Conceicao është bërë trajneri më i shpejtë në historinë e Milanit që nga sezoni 1929-1930 që arrin të fitojë një trofe.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Vincenzo Montella, i cili fitoi Superkupën e Italisë në dhjetor 2016 pas 18 ndeshjeve në krye.