Sandër Deda, 35-vjeçar, i burgosur në burgun e Reçit, është vetëvarur.
Shtetasi në fjalë, sapo është vënë re nga punonjësit e burgut, është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por ka ndërruar jetë në urgjencë.
Sipas ekipit mjekësor të burgut, 35-vjeçari është trajtuar si pacient me probleme të çrregullimit mendor.