Në kuadër të vizitës së punës në Ukrainë, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka realizuar disa takime, me të cilët, sic thuhet, është konfirmuar mbështetja e Maqedonisë së Veriut për procesin eurointegrues të Ukrainës.
Ministri Murtezani, përmes një videomesazhi të publikuar në rrjete sociale, ka potencuar edhe harmonizimin e plotë të RMV-së me politikën e përbashkët të jashtëm dhe të sigurisë së BE-së, që paraqet bazë për orientimin strategjik në kushte të sfidave globale të sigurisë.