Ne, koalicioni VLEN si pjesë e qeverisë kemi ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të mirëqenies së pensionistëve, duke vendosur për një rritje të ndjeshme të pensioneve prej 5000 denarë nga muaji mars. Kjo rritje, e mundësuar nga ndryshimet ligjore të shtatorit 2024, reflekton përkushtimin tonë për të garantuar një jetë më dinjitoze dhe të sigurt për pensionistët. Ky vendim pasqyron angazhimin tonë për t’u kujdesur për ata që kanë dhënë një kontribut të çmuar për shoqërinë dhe ekonominë tonë gjatë angazhimit të tyre aktiv që kanë shpenzuar potencialin e energjinë e tyre pa kursyer asgjë për të dhënë shumëçka.

Ky hap vjen si rezultat i dëgjimit të vazhdueshëm të kërkesave të pensionistëve dhe përkushtimit të qeverisë për të përmbushur nevojat e tyre.

VLEN është e vetëdijshme dhe e njoftuar prej afër për sfidat ekonomike me të cilat përballen pensionistët dhe prandaj është e përkushtuar sinqerisht e me përgjegjësi të lartë që asnjëri prej pensionistëve tanë mos të hamendësohet që me paratë e pensionit të blejnë barna apo ushqim. Prandaj, kemi rritur pensionet që të jenë të mjaftueshme edhe për barëra edhe për ushqim e mjekim.

Kujtojmë që, rritja e pensioneve është pjesë e një plani të gjerë të qeverisë për të rritur standardin e jetesës për të gjitha kategoritë shoqërore, veçanërisht për ata që ndodhen në situata më të ndjeshme ekonomike. Këtë e kemi pasur zotim e premtim edhe gjatë fushatës zgjedhore.

VLEN siguron qytetarët se do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të dëgjuar kërkesat e pensionistëve dhe për të ofruar zgjidhje konkrete që përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Njëkohësisht falënderojmë të gjithë qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm dhe ftojmë të gjithë palët e interesuara të japin sugjerimet e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të politikave sociale.

VLEN e përkushtuar për qytetarin. VLEN është zotuar në përmbushjen e premtimeve pa asnjë kompromis!