Se qytetarët tanë kanë vetëdijën e plotë u dëshmua në zgjedhjet e fundit, me çka i dhanë fund sundimit diktatorial të BDI-së. Se BDI i sheh qytetarët me vetëdije të ulët dëshmohet nga anketat e keqinterpretuara që tenton t’i shesë si të vërteta.

Pra, BDI non grata ka zgjedhur të përdorë mekanizma të manipuluar për të paraqitur një iluzion të rremë se vazhdon të gëzojë mbështetje në kampin shqiptarë.

Pasi u futën në listë të zezë BDI filloi të humbë votuesit e anëtarësinë besnike, zgjidhja e vetme në këtë situatë të vështirë që ndodhen u ka ngelur mashtrimi përmes anketave të manipuluara. Pra, duke tentuar për t’i mashtruar e hutuar masën kanë filluar tu besojnë edhe vetë gënjeshtrave të sajuara prej tyre.

Kohëve të fundit, ka aderime masive nga gjitha partitë tjera në koalicionin më të madh shqiptarë,VLEN. E kjo krejt pasi të gjithë e kanë kuptuar që opsion i vetëm politik në kampin shqiptarë është VLEN.

Shqiptarët tanimë e kanë strehën e gjërë e të fortë, koalicioni VLEN reflekton vlera reale dhe përkushtim për ndryshim, përtej premtimeve boshe dhe propagandës që ka shoqëruar BDI-në për shumë vite.

E rëndësishme është që qytetarët janë të vetëdijshëm për t’i lexuar e kuptuar tentimet për manipulime të tilla dhe dihet që nuk do të lejojnë që opinionet e tyre të ndikohen nga sondazhet që tentojnë t’i manipulojnë.

Në vend të kësaj, qytetarët tanë angazhohen në analizimin e fakteve dhe veprimeve konkrete të secilit opsion politik, sidomos ndaj BDI-së e cila ishte kalbur në pushtet.

Koha ka ardhur që shqiptarët të kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe përfaqësim të vërtetë në politikë. Ndryshimi ka nis me koalicionin VLEN që po dëshmojmë se jemi një alternativë reale për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe për të sjellë politikën në vendin e duhur, mjet për përmbushjen e interesave kolektive.

Ftojmë të gjithë qytetarët të reflektojnë mbi të ardhmen që dëshirojnë dhe të mbështesin vlerat që përfaqësojnë unitetin, transparencën dhe zhvillimin!