Ditë më parë, si shef i ri i CIA-s, u konfirmua John Ratcliffe, i cili vlerësohet si mik i shqiptarëve.
Kjo pasi në vitet e mëhershme kishte marrë pjesë në disa organizime të shqiptarëve në SHBA.
Megjithatë, pritjet nga ai në raport me Kosovën, konsiderohet se duhet të jenë në një masë të konsiderueshme.
E në lidhje me këtë, për një temë për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.
Së pari, ai përmendi lëvizjet në përgjithësi që po i bën Trump në administratën e tij, derisa mirëpriti emërimin e Ratcliffë në krye të CIA-s.
“Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, po konfirmon dhe kompleton administratën e re Amerikane duke filluar nga pozicionet më të rëndësishme shtetërore, ku pikas nje emër dhe një post shumë i rëndësishëm ai i drejtorit të ri të CIA-s. John Ratcliffe në krye të kësaj agjencie, njëra prej shërbimeve sekrete më të mëdha dhe më të fuqishme në botë. Trump deklaroi se Ratcliffe ka qenë gjithmonë një luftëtar për të vërtetën dhe ndershmërinë me publikun amerikan”, nënvizoi ai.
Më tej, Softa përmendi faktin se shefi i ri i CIA, njihet edhe si mik i shqiptarëve, pasi ka lidhje të forta me komunitetin shqiptaro-amerikan
“Gjithashtu, John Ratcliffe është nje nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve. Ai njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptaro-amerikan. Në vitin 2016, Ratcliffe kishte qenë i pranishëm dhe ka mbajtur fjalën e rastit në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në Neë York, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan”.
Ndër të tjera, eksperti mirëpriti këtë ndryshim në administratën Trump, derisa kishte pritje të mëdha për shefin e ri të CIA-s.
“Senati në SHBA ka konfirmuar John Ratcliffe si shef të ri të Inteligjencës Kombëtare.
Këtë pozitë deri tani e ka mbajtur Richard Grenell, si ushtrues detyre, i cili është edhe ambasador në Gjermani, është edhe i dërguar special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Ky ndryshim pozitiv, është një fat për shqiptarët dhe në veçanti në raportet Kosovë-Shqipëri, për peshën globale që ka shefi i CIA-s”, përmbylli Fatjon Softa për “Bota sot”.