VMRO-DPMNE-ja i kundërpërgjigjet LSDM për akuzat lidhur me ndotjen alarmante. Sipas partisë në pushtet nëse LSDM kujdesej për ajrin aq sa është kujdesur për kurdisjen e tenderëve, deri më tani do të shiheshin rezultatet.

“Me çdo komunikatë të shkruar, LSDM vetëm e konfirmon paaftësinë e saj se gjatë qeverisjes 7 vjeçare nuk ka bërë asgjë për uljen e ndotjes. LSDM për 7 vite qeverisje të kujdesej për ambientin dhe ajrin aq sa kujdesej për tenderët nga të cilët përfituan milionët deri më tani do të kishte rezultate”, reagojnë nga VMRO-DPMNE-ja.