Probleme dhe vonesa të gjata u shkaktuan të premten nga ndërprerja e sistemit elektronik të kontrollit policor në disa aeroporte në Gjermani. Për shkak të problemeve të sistemit nuk ishte e mundur të kontrolloheshin udhëtarët nga vendet jashtë Zonës Shengen. Kontrollet që më parë kryheshin në mënyrë elektronike bëhen manualisht duke kërkuar shumë më tepër kohë.
Zëdhënësi i Policisë Federale i ngarkuar me Aeroportin e Frankfurtit tha se kolegët duhet të bëjnë shumë gjëra me dorë që sistemi ka bërë deri më tani. Në të njëjtën kohë, transmetuesi publik ëDR raportoi radhë të gjata në zonën e sigurisë në aeroportin e Dusseldorfit, ku shumë pasagjerë prisnin më shumë se dy orë. Aktualisht nuk është e mundur të hysh në Gjermani jashtë zonës Shengen, raportoi rrjeti, duke cituar një përditësim nga aeroporti.