Skënder MULLIQI

Jemi afër zgjedhjeve të radhës nacionale.Disa radhë për politikën, votuesit dhe ate së çka mund të në sjellin zgjedhjet .Politika është profesion fisnik edhe pse ngatërrohet nga shumë kush duke e klasifikuar ate vetëm si punë përfituese. Puna e krijimit të paqes në fushën e të vërtetave kontradiktore, krijimit të paqes në të cilën nuk imponohet asnjë e vërtetë superiore, por vetëm ato të vërteta që garantojnë kushte njerëzore të jetesës. Duke vepruar kështu, kontributi më i rëndësishëm i politikës është respektimi i rregullave të lojës, të cilat i lejojnë secilit të gjejë të vërtetën e tij në jetë. E vërteta elementare e politikës duhet të jetë e vërteta e rregullave të tilla të lojës. Nuk kemi nevojë për politikë me ambicie për të krijuar kuptim, me një shpirt që më pas do të arrijë deri te shpirti i qytetarit, politikë me ngazëllim dhe dridhje botëkuptimi. Dalja në zgjedhje është një çështje individuale, e cila përfshin edhe përgjegjësi përsonale.Edhe atë që nuk dëshiron të votoj, duhet respektuar , vetëm mos ndodhë më pas se është bërë zgjedhje e gabuar. Para së gjithash, zgjedhë vetë në zgjedhje, ndaj edhe nëse bëjë një zgjedhje të keqe, rezervoj të drejtën të kritikoj dhe ta ndryshoj nëse nuk funksionon. Zgjedhjet janë mundësi të ndryshoni gjendjen për të mirë, që me një goditje të stilolapsit mund t’ia bëni vetes katër vitet e ardhshme më të lehta. Dhe, e di që keni frikë nga përgjegjësia për një zgjedhje të keqe të mundshme, ekziston frika e humbjës të mundësinë për të ndryshuar, menduar dhe ekzistuar. Kur zgjidhni mes “dy të këqijave”, zgjidhni më të voglën, midis “dy të mirave”, zgjidhni më të mirën, në çdo rast zgjidhni se e keni mundësinë.Largoni më votën tuaj pa meritorët, ata që nuk dinë dhe nuk dëshirojnë për të punuar ndërshmërishtë për shtet dhe qytetarë. Dhe, ruani mendjen për ju, sepse në zgjedhje nuk zgjidhni vetëm për veten tuaj, por për të gjithë.Ju e dini se çfarë kanë gënjyer dhe çfarë kanë bërë mirë, kur na gënjejnë dhe kur thonë të vërtetën.Sigurishtë së për shumë palë të zgjedhjeve na kan gënjyer dhe manipuluar sa për të marrë votën.Mos lejoni që kjo të përseritet gjithë herë.E dimë të gjithë se shumë kush nga të kandiduarit nuk e ka vendin aty, por që ja kjo është gjendja, që duhet pikërishtë këtu të bëhët ndryshimi.Matrapazëve dhe manipulatorëve duhet një herë e mirë treguar vendin.Kosovës i duhen njerëz kredibil, njerëz më moral dhe dinjitet që e i dërgojnë proceset përpara.Të largohemi nga logjika autokratike e shekullit të kaluar të te menduarit dhe vepruarit.E këtë mund të bëjmë duke e spastruar më votën tuaj skenën ende jo kredibile politike ne vend. Kujtesa është një gjë e çuditshme dhe nuk thirret për të porositur. Merrni për shembull luftën; edhe pse në kuadër të fushatës parazgjedhore politikanët bëjnë gjithçka për t’i kujtuar elektoratit të tyre luftën, ata përfundimisht ia dalin vetëm në nivelin sipërfaqësor. Një kujtim i vërtetë i luftës, wshtw një rikthim i gjallë në të kaluarën me të gjitha detajet e saj.Votoni për krijimin e një atmosfere demokratike .Votoni për një atmosferë normaliteti dhe mirësjelljeje.Për një atmosferë ndryshe , që më mirë të jetojmë.Një atmosferë ku do të mësojmë më të mirën nga e kaluara dhe nuk do të ngulmojmë vetëm në më të keqen.Të krijojmë atmosferë në të cilën qeveria ndihmon njeriun e thjeshtë për të zgjidhur problemet, dhe nuk funksionon në atë mënyrë që t’i japë vazhdimisht probleme.Një atmosferë kur paszgjedhore do të përfitojnë edhe votuesit, jo vetëm të zgjedhurit.Votoni ata që do t’ju ofrojnë një arsim normal, siguri, kushte për të përparuar, pa qenë nevoja të jeni anëtar partie…Votoni edhe nese nuk ju respektojnë. Se mos respect treguan shumë herë deri më sot.Votoni sepse vetëm kështu do të vijnë të tjerët.Votoni sepse ndryshe e ardhmja jonë do të jetë e sigurt …