Presidenti i Serbisë. Aleksandar Vuçiq ka nisur vitin e ri 2025 me provokime në adresë të Kosovës, Kroacisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
“Porosia ime ndaj Zagrebit, Sarajevës dhe Prishtinës: Gëzuar Vitin e Ri dhe kot shpresoni, pushtetin në Serbi nuk do ta ndryshoni”, ka thënë ai në Instagram.
Vuçiq po rrezikon ulësen pas protestave masive si pasojë e incidentit në Novi Sad, që la dhjetëra të vdekur.
Në fund të 2024-ës janë organizuar protesta edhe në kryeqytetin e Serbisë, Beogradit, ku protestuesit kanë bllokuar sheshet në shenjë rrevolte ndaj regjimit aktual të Vuçiqit.