Skënder MULLIQI

Akti terrorist në Banjskë i dha vulën se kemi të bëjmë më një regjim terrorist në Beograd, i cili nuk po ndalet së sprovuari që më forcë ta ndanë veriun e Mitrovicës nga jugu.U mendua së pas aktit terrorist , të vihën në funksion diplomatët perëndimorë, ti kthehen së gjykuari drejtë se presidenti serb, qendron pas këtij akti, ne vend të kësaj u preferua heshtja e quditshme , pos dënimit verbal.Serbët e quajtën inkursion të një formacioni paramilitar, që nuk përkon më realitetin.Ngjarja tragjike ne Banjskë ishte akt I terrorizmit shtetëror serbomadh për pushtimin e veriut të vendit.U mendua gjithashtu se ky akt makaber duhet të ishte alarm zhgjimi për BE-në dhe administratën e Joe Bajdenit, që formalisht ka rënë.Lëshimet dhe tolerimi ndaj regjimit neofashsit të Vuqiqit, është tolerim I hapuar ndaj akteve të agresionit.Ky akt është sponzorizuar nga Putini dhe Vuqiqi, për ta kthyer Ballkanin në një fushë të re beteje-më shumë konflikte , jo vetëm më intenzitet të ulët. Paradigma e aktit të agresionit të Serbisë kundër Kosovës të kujton në mënyrë ogurzi atë të aplikuar në Ukrainë nga regjimi rus. Një grup terroristësh të armatosur deri në dhëmb , tentojë të pushton veriun e Kosovës, ku vret një polic të Kosovës duke shkaktuar një reagim ciklik.Pas këtij akti ndodhi akti tjetër po në veri,më shëmbjën e kanalit, më qëllim të goditet rëndë infrastruktura dhe ekonomia vitale e vendit.Të gjitha këtyre ju paraprin incedentet përmanente në këtë pjesë të vendit gjatë gjithë pas luftën.Këtë fushatë luftënxitëse gjoja për kërëcënimin e serbëve nga shqiptarët , e ka zgjeruar Serbia edhe në Bosnje dhe në Mal të Zi. Paralelisht më aktet brutale në veri dhe bisedimeve për normalizim të marrdhënjeve me Kosovën, Vuqiqi poziciononte forca të mëdha ushtarake, duke krijuar një frontë gjatë gjithë kufirit më Kosovën.Kjo ishte shënjë i zënjës se pozicioneve të hapësirës për sulme të reja.Mirë qendrojë para gjithë kësaj fortune luftënxitëse dhe akteve destabilizuese ,kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Vuri rend dhe ligj për herë të parë, duke shpërbërë strukturat paralele kriminale serbe ne veri.Kjo pa dyshim ishte diqka madhore për Kosovën dhe qytetarët e saj, se u hoqen bandat terroriste të Radojqiqit dhe të Vuqiqit për hërë të parë nga veriu i vendit.Mos veprimet dhe toleranca e pa justifikuar e BE-së në veri, shkaktoj indinjatë jo vetëm të publiku shqiptarë por edhe rajonal.Kosovës ju faturuan masat e embargos ekonomike, që ishte dashur ti faturohen Serbisë hegjemoniste.Ndërkombëtaret më deklarata relativizuese vetëm sa e sforcuan bindjen e Beogradit zyrtar dhe të Moskës zyrtare se duhet vazhduar për pushtimin e territoreve shqiptare dhe të tjerëve në Ballkan.Këto deklarime ishin kurorë në procesin e retushimit të presidentit serb, në njeri të paqes!Kur jemi këtu sigurishtë se bashkësia ndërkombëtare e dinë për shtetin ligjor të Kosovës dhe për shtetin fals të Serbisë.Presidenti serb sikur u lirua nga përgjegjësia në veprimet e tij, se në krah gjatë bisedimeve më Kosovën, i dolën Lajqak , Borrell dhe Eskobar.Edhe BE+ja por edhe administrata e Bajedenit nuk I vunë në binarë normal procesin e stagnuar të maratonës tashmë të pakuptimt të bisedimeve Kosovë-Serbi.Për fund duhet theksuar për qka edhe i shkrova këto ardhë, për gjerat tashmë të njohura për opinion e gjerë public, se pritet një qasje me koherente nga administrata e Donld Tramp, i cili mendojë së nuk do të toleron një poltikë aventureske të Serbisë në Ballkan.Se besoj që presidenti serb, mund të krijoj ndonjë alibi simpatie të administrata e re në Vashington.Sigurishtë se prioritet I presidentit Tramp do të përfundimi i luftën në Ukrainë , që edhe i ka filluar levizjët për ndaljën e saj.Pastaj do të kthehet proceset të normalizimit të marrdhënjeve Kosovë –Serbi, pa zhagitje të mëdha siq pamë deri më tash.BE-ja u tregua inerete në këtë proces të vështirë duke preferuar më shumë status kuo, të cilën gjë zaten e dëshiron edhe Serbia e Vuqiqit…