Vitin që lamë pas ishte ndër sportistet që bëri më tepër bujë në mediat evropiane e ato botëror, e duket se ky fakt e ka bërë atë sportisten më të klikuar në Google dhe rrjetet e tjera sociale në 12 muaj dhe bëhet fjalë për Imane Khelif.

– Advertisement –
Boksierja algjeriane e cila u shpall kampione në lojërat olimpike rezulton se është sportisja e cila mori më tepër famë në vitin e shkuar, duke u kërkuar në Google nga mbarë bota dhe arsyeja është e thjeshtë. Ajo u akuzua nga kundërshtaret e saj se ishte trans, por mjekësia konfirmoi krejt të kundërtën. Në Paris fitoi medalje ari në boks në peshën 66kg.

Në vendin e dytë sa i përket kërkimeve të bëra në motorët e kërkimit është legjenda e boksit botëror Mike Tyson, i cili u rikthye në ring pas 2 dekadash e u ndesh me aktorin Jake Paul, duel të cilin e humbi.

Renditja vijon më tej me fenomenin spanjoll të futbollit Lamine Yamal, kampion Evrope me iberikët në moshën 17-vjecare. Simona Bajls gjimnastja amerikane është e katërta, ndërsa lista me 10 personazhet më të kërkuar në botën e sportit vijon me Jake Paul, Nico Williams, Hardik Pandya, Scottie Scheffler, Shashank Singh dhe topi i artë Rodri.