Pesëmbëdhjetë persona, përfshirë 14 gra kanë gjetur vdekjen në një sulm me bombë me makinë, në një automjet që transportonte punëtorë të bujqësisë në Sirinë veriore.
Ndërkohë sipas raportimeve të BBC bëhet e ditur se 15 gra të tjera kanë mbetur të plagosura nga shpërthimi në periferi të qytetit Manbij, në lindje të Aleppos, sipas Mbrojtjes Civile të Sirisë.
Agjencia, e cila njihet edhe si Helmetat e Bardha, tha se disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike dhe paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet.
Ky ishte sulmi i dytë vdekjeprurës me makinë bombë në zonën e Manbij në tre ditë.
Të shtunën, dy fëmijë dhe një grua ishin mes katër personave të vrarë nga një shpërthim në një rrugë në qendër të qytetit./tvklan.al