Më 25 shkurt 2025, në orën 06:15, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Kumanovës u raportua se në rrugën rajonale nga fshati Ropalcë drejt fshatit Matejçë, një automjet i markës “Audi” me targa të Kumanovës, drejtohej nga një 16-vjeçar nga Kumanova dhe ka goditur një murr betoni të një shtëpie, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Në aksident, të riut i janë shkaktuar dëmtime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës ka kryer inspektimin në vendngjarje. Detaje të tjera mbi shkaqet e aksidentit priten pas përfundimit të hetimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume