Më datë 04.02.2025 në ora 12:45, në SPB Tetovë është paraqitur vetë personi N.S.(58) nga fshati Bogovinë e Tetovës. Ai të njëjtën ditë, rreth orës 10:45, është raportuar se në Gjykatën Themelore të Tetovës ka kanosur avokatët H.H.(55) nga Tetova dhe D.H.(35) nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë qenë përfaqësues të personit me të cilin është dashur të ketë seancë gjyqësore. N.S. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës. TS