Më 26.02.2025, në orën 19:20, në fshatin Bërvenicë, rajoni i Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë dhe Stacioni Policor i Gostivarit arrestuan H.V. (35) nga Kavadari. Ai ishte në kërkim me urdhër arresti bazuar në një vendim gjyqësor për të vuajtur një dënim prej tre vitesh burg, për shkak të veprave penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekurzorëve” sipas nenit 215, si dhe “Marrja e kundërligjshme e automjetit” sipas nenit 242 të Kodit Penal.

I arrestuari u transferua në Institucionin Penal-Korrektues Burgu i Idrizovës për të vuajtur dënimin.