Një 37-vjeçar është gjetur i vdekur më 1 shkurt në stacionin e trenit në Strasburg të Francës. 37-vjeçari është identifikuar si Sabit Haxhiaj nga Kosova, i cili pre 5 vitesh jetonte në Francë.

Trupin e pajetë të shqiptarit e ka gjetur një mik i tij, të cilët kalonin netët së bashku si të pastrehë në stacionin e trenit, teksa ishte duke fjetur.

Në mediat franceze shkruhej se Haxhiaj kishte 5 vite që kishte mërritur në shtetin francez dhe se jetonte si i pastehë së bashku me mikun e tij që e gjeti të vdekur në stacionin e trenit.

Ndër të tjer thuhej se 37-vjeçari kishte bërë kërkesë në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF për strehim urgjent, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje mbrapsht.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume