Me datë 31.01.2025 në ora 05:45 në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente-Tetovë kanë raportuar se në repartin e tyre është pranuar një person me lëndime trupore nga sulmi fizik. Menjëherë është vepruar pas kallëzimit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për personin D.E. (39) nga Tetova, i cili është sulmuar fizikisht nga L.V. nga Shkupi, ngjarje e ndodhur rreth orës 23:00 në parkun në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë.TS